
Durrës- Hetuesit italianë kanë mbërritur në Durrës për të vijuar hetimet për pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se hetuesit italianë po asistojnë prokurorinë e Durrësit për këtë çështje.
Edhe më herët prokuroria shqiptare ka ndërmarrë disa aksione për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e ndërtimeve. Jo më larg se një javë më parë, një grup ndërtuesish dhe ish-zyrtarësh u prangosën në Durrës, Tiranë dhe Vorë, të cilët akuzohen për ndërtim të paligjshëm. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 persona, mes tyre dy ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.
J.V/Dosja.al