Politike

Tërmeti/ Soreca: Kemi ofruar asistencë për Shqipërinë. Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Jemi këtu, 50 inxhinierë në terren

Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së është shprehur se nuk do të largohen derisa të vlerësojë çdo banesë. Soreca: Kemi ofruar asistencë për Shqipërinë. Xhaçka: Tërmeti ishte apokaliptik, do rindëtojmë çdo banesë.
Featured image of article: Tërmeti/ Soreca: Kemi ofruar asistencë për Shqipërinë. Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Jemi këtu, 50 inxhinierë në terren Olta Xhaçka, Luigi Soreca dhe Drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum. 

Tiranë- Një konferencë të përbashkët pos-tërmeti kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka, amabasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe Drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum.

Në fjalën e tij drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum, deklaroi se ekipet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, deri në vlerësimin e plotë të demeve. Ai theksoi se 50 inxhinierët të BE-së janë sot në terren.

Në fjalën e saj ministrja Xhaçka theksoi se tërmeti ishte apokaliptik, por premtoi se do të rindërtohet dhe riparohet çdo shtëpi e dëmtuar.  Ndërsa Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Soreca u shpreh se ekspertë dhe inxhinierë kanë ardhur nga BE-ja për të bërë vlerësimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pati 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Deri më tani në spitalin e Traumës 22 persona. 17 ndërtesa u shembën në Durrës dhe Thumanë, ndërsa mijëra të tjera janë me dëmtime.

J.V/Dosja.al

  • 10:26

    Xhaçka falenderon BE-në: Treguat se jeni miq të mirë, do rindërtojmë çdo banesë të dëmtuar

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një konferencë për mediat krah ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Në fjalën e saj Xhaçka tha se miqtë e mirë duken në ditë të vështira njihen dhe sipas saj BE tregoi se është një mik i mirë për Shqipërinë.

    Ministrja më tej shtoi se tërmeti ishte apokaliptik, por do të rindërtohet dhe riparohet çdo shtëpi e dëmtuar në Durrës e Thumanë. “Miku i mirë njihet në kohë të vështira dhe Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës e Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm. Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve”, ishte kjo një pjesë e fjalës së Xhaçkës.

  • 10:26

    Tërmeti/ Ambasadori Soreca: BE ka ofruar asistencë për Shqipërinë, inxhinierët janë këtu për të bërë vlerësimet

    Luigi Soreca.

    Në një konferencë për mediet, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka deklaruar se BE është afër Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ai ka theksuar se ekspertë, inxhinierë kanë ardhur nga BE-ja për të bërë vlerësimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti.

    “BE ka ofruar asistencë për Shqipërinë. Në Shqipëri kanë ardhur shumë ekspertë nga vende të ndryshme të botës. Duhet të falënderoj edhe disa shtete që kanë sjellë ekipet e kërkim-shpëtimit. Kësaj situate do i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare. Jemi mirënjohës për të gjitha këto shtete që kanë ndihmuar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Ka histori që të thyejnë zemrën, shumë familje janë pa banesa. Inxhinierët e BE-së janë këtu për vlerësimin e ndërtesave.”, është shprehur Luigi Soreca në konferencën ku ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

  • 10:26

    “Sot zbresin në terren 50 inxhinierë”/Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve

    Drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum,

    Në konferencën me ambasadorin e BE-së, Luigi Sorecën dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum, deklaroi se ekipet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, deri në vlerësimin e plotë të demeve.

    “Ne do jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin kur ndihma ndërkombëtare të shkojë në destinacion dhe do sigurohemi se çdo njeri që është në nevojë do ta marrë atë. Për momentin kemi krijuar një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare.  Pas një situtatë kaotike , dje patëm 38 inxhinierë në terren, sot do të kemi 50 dhe operacioni do të vazhdojë edhe ditët në vijim”, u shpreh ai.

Shto Koment