Aktualitet

Tërmeti “shkund” Tiranën, lëkundjet ndihen dhe në zonat përreth

Sipas IGJEUM, tërmeti ka pasur qendrën e tij Gramëz të Krujës dhe ka pas pasur magnitutë 2.6 ballë dhe me një thellësi 16 kilometra.
Featured image of article: Tërmeti “shkund” Tiranën, lëkundjet ndihen dhe në zonat përreth Tërmet
Përditësuar:

TIRANË- Një termet i fuqishëm ka rënë sot në Tiranë. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka pasur qendrën e tij Gramëz të Krujës dhe ka pas pasur magnitutë 2.6 ballë dhe me një thellësi 16 kilometra.

Foto nga IGJEUM

TË DHËNAT E TËRMETIT

Data: 23/04/2019; Ora: 06:43:52; M=2.6; Place: Gramez, Kruje;  41.52° N, 19.65° E; Thellësia: 16 KM

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë sipas faqes botërore për tërmetet bëhet me dije se lëkundja sizmike nuk ka qenë 2.6, por 3.8 ballë.

Tërmeti

Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por as edhe dëme materiale. Kujtojmë se vendi ynë gjatë muajve të fundit u përfshi nga një valë tërmetesh, ku forca e tij goditëse arriti deri në mbi 5 ballë. Disa nga tërmetet shkaktuar dhe dëme të shumta materiale, duke lënë në qiell të hapur dhjetëra familje. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment