Politike

Rama nxjerr emrat që përfitojnë 1 mln lekë pension në muaj, kryeministri: Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit, ultimatumi për ndërtuesit

  • Raporti: 2633 të akomoduar në hotele, 22 në spitalin e Traumës, 17 banesa u shembën në Durrës dhe Thumanë
  • Rama ulimatum ndërtuesve: Ugjentisht deklaratën e gadishmërisë
  • Rama nxjerr listën e personave të prekur që përfitojnë 1 mln lekë pension në muaj për gjithë jetën. Kryeministri iu bëri thirrje ndërtuesve që të jenë të gatshëm të marrin përsipër të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmetet në godinat që kanë ndërtuar ata. Rama: Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit. Kryeministri bëri premtimin: Pas Vitit të Ri të gjithë ata që janë në hotele do të vendosen në apartamente.
    Featured image of article: Rama nxjerr emrat që përfitojnë 1 mln lekë pension në muaj, kryeministri: Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit, ultimatumi për ndërtuesit Kryeministri Edi Rama

    Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qerverisë kryeministri Edi Rama publikoi listën e personave të prekur nga tërmeti, të cilët përfitojnë 1 milionë lekë të vjetra në muaj pension për gjithë jetën e tyre.  Në listën e Ramës ishin përfshirë:  Lindita Cara, Albert Cara, Aleks Çupi, Albert Lala, Denisa Greku, Marjana Rexhepi, Femi Vata, Pranvera Qato.  Rama theksoi se në Shqipëri për gjendjen pas tërmetit do të ngrihet Agjencia Franceze të Zhvillimit, e cila mbështet edhe nga Presidenti i Francës, Macron.

    Rama iu vuri ulitmatum ndërtuesve që të paraqiten sa më parë pranë Shtabeve të Emergjencave,për të bërë një deklaratë gadishmërie, për të marrë përsipër të gjitha dëmtimet në pallate me shpenzimet e tyre. Rama sqaroi se bëhet fjalë për pallatet që nuk kanë rrezikshmëri shembjeje, dhe nënëvizoi se ndërtuesit nuk duhet të hezitojnë, pasi më vonë do të përballen me ligjin. Ai  u shpreh se  Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit për godinat problematike.

    Për të gjithë të prekurit që janë akomoduar në hotele, ai u shpreh se pas Vitit të Ri do të vendosen në aparatamente që do të merren me qera  nga shteti derisa të ndërtohen banesat e tyre. Ndërsa për banorët në zonat rurale ai u shpreh se po akomodohen në çadra.

    Kreu i qeverisë u shpreh se ditën e premte do të zhvillohet një konferencë publike me inxhinerë dhe specialistë të fushës për dëmet nga tërmeti, ku sipas tij populli do të marrë informacion të vërtetë. Ai thumboi mediet duket u shprehur se nuk do të marrin informacion me prurje toksike.  Rama theksoi ndër të tjera se sot do të disktutohet edhe për buxhetin 2020 pas tërmetit të rëndë.

    J.V/Dosja.al 

    • 8:30

      Rama konfirmon takimin me Metën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Të mos vonohemi

      Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se  sot do të takohet me presidentit Ilir Meta, për gjendjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë konfirmoi se do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili do të mblidhet sot nga Presidenti Meta. “Nuk dua që të vonohemi sepse kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje. Të gjithë të tjerët duhen të vijojnë me punët e tyre”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.

    • 7:49

      Tërmeti/ Rama në mbledhjen me ministrat: Pas Vitit të Ri të gjithë të prekurit nga hotelet në apartamente, do u paguajnë qiratë

      Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se të gjithë ata persona që janë akomoduar në hotele do të vendosen në aparatamente të cilat do të meren me qera nga shteti. Ai theksoi se ata do të qëndrojnë aty derisa t’u ndërtohen banesat e tyre. Ndësa për ata që janë vendosur në zonat rurale, Rama tha se po merret ministrja e Mbrojtjes me nevojat e tyre dhe akomodimin në çadra.

      “Të gjithë ata që janë në hotele, do të akomodohen në aparatamente, me qira që do të paguhen nga shteti.  Kam një merak për ata që janë në zonat rurale për nevojën për t’u garantuar cilësi maksiamle. Ministrja e Mbrojtes po merret me sistemimine  çadrave  për çdo familje. Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë. Pasi të kalojën Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në Janar të kalojnë në apartamente që të ketë minumimin jetik, jo të shtrihen përtokë në cimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë. Mendoj që brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër. Ndërtimi i shtëpive kërokon kohë”, tha ai.

      Rama shtoi më tej: “Ata në zonat e fshatrave kanë gjënë e gjallë atje, duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Sot me ministrin e financave dhe Çuçin do të rishikojmë edhe buxhetin e shtetit. Buzheti i shtetit ka një barrë të madhe.Megjithatë unë mendoj që idetë janë të mira dhe skema që po adresohet është fituese.

    • 7:49

      Rama ulimatum ndërtuesve: Ugjentisht deklaratën e gadishmërisë, për t’i paguar vetë godinat një për një riparimet, kush del kundër do shkojë në burg

      Në mbedhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama iu vuri edhe një ultimatum ndërtuesve, pallatet e cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti, por nuk kanë rrezikshmëri shembjeve.

      Rama iu bëri thirrje atyre që të paraqiten sa më parë pranë Shtabeve të Emergjencave për të bërë një deklaratë për të marrë përsipër të gjitha dëmetimet në pallate me shpenzimet e tyre. Rama iu ka theksuar që të mos hezitojnë, pasi më vonë do të përballen me ligjin.

      “Ndërkohë që njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike, por dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe që sot hyjnë te godinat e dëmtuara, por jo të rrezikshme, që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t’i paguar vetë godinat një për një riparimet. Nga ato sipërfaqësore te dëmet materiale që u kanë shkaktuar njerëzve. Shumë shpejt do të jetë vonë për ta, kush do i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt përpara drejtësisë dhe do ta cojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.Ndërsa për katet që janë të shtuara mbi leje, duhet të regjistrohen dhe me të cilat duhet të ndërmarrim një nisëm të vecantë më pas ”, u shpreh Rama.

    • 7:49

      Rama thumbon mediet: Të premten konferencë nga inxhinierët për të shpjeguar dëmet, aty do ketë informacion të vërtetë

      Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të premten do të ketë një konferencë me specialistët e fushës inxhinierët për të shpjeguar ku duhet të ketë kujdes dhe si duhet të veprohet me banesat e prekura.

      “Edhe e treta në kuadrin e shpërndarjes së ndihmave kemi goxha gatishmëri dhe solidaritet në shumë vende. Në të gjitha kontaktet që kam pasur edhe dje nga grupet e ekspertëve inxhinierë, mbresat nga skuadrat tona janë jashtëzakonisht pozitive. Grupet e terrenit vijojnë punën, të tjera erdhën dje dhe të tjera pritet që të vijnë për t’u dhënë njerëzve garanci për shumicën dërrumuese të rasteve. Kemi nisur përgatitjet për një konferencë publike ditën e premte. Dua ta dëgjojnë të gjithë njerëzit që duan informacion të sigurt dhe të vërtetë dhe ajo ata të kanaleve mediatike që vijnë me prurje toksike. Ditën e premte përfaqësues të grupeve të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun informacion dhe raste konkrete, tipologji për të shpjeguar se nga cfarë duhet të kihet shqetësim dhe nga cfarë jo. Mediat të adresojnë pyetjet te këto grupe në terren, ti kërkojnë dhe ti pyesin”, u shpreh Rama.
    • 7:49

      Rama mbledh ministrat: 1 milionë lekë në muaj për ata që humbën familjarët nga tërmeti (LISTA)

      Në mbledhjen e Jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë publike listën e personave që do të përfitojnë 1 mln lekë të vjetra në muaj pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Rama u shpreh se në këtë listë përfshihen ata persona që humbën familjarët nga tërmeti.
      “Trajtim financiar për Lindita Carën e cila përfiton për gjithë lekën 100 mijë lekë të reja në muaj. Trajtim financiar për Albert Cara, i cili përftion për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj. Për Aleks Çupin, Alebert Lalën, Denia Grekun, Marjana Rexhepi, Femi Vata, Pranvera Qato 1 mln lekë në muaj, dhe më pas trajtim financiar plus pensionit prej 60 mijë lekë, pension të veçantë për të moshuarit. Të githë ata që u shparrtalluan nga ky tërmet. Mbrëmë kemi filluar sistemimin e tyre nëpër banesa. Deri më 15 dhjetor këto familje duhet të jenë të akomoduara. Kemi kërkuar nga Franca një ndryshim të adresimit të marrdhënënies me Agjecinë Franceze të Zhvillimit, sot duhet të miratojmë një marrëveshje, në mënyrë që në Shqipëri të zhvillojë punën kjo agjenci. Presidenti i Francës është i angazhuar plotësisht për t’i dhënë një shtysë kësaj nisme.”, është shprehur Rama.

    Shto Koment