Politike

Tërmeti/ Rama: Para Krishtindjeve do të pastrohen inertet, Durrësi dhe Tirana do të ndriçohen për festat (VD)

Rama premton se para Kishtlindjeve do të hiqen të gjitha inertet nga Durrësi.

Tiranë- Nga Kryeministria përballë ministrave, Edi Rama ka folur sërish për gjendjen pas tërmetit  të 26 nëntorit.

“Para Krishtindjeve do të pastrohen inertet nga Durrës, të gjitha ato do të vendosen në Porto Romano. Do të bëhen me kontribut nga kompanitë e ndërtimit  Të nisë pastrimi i Porto Romanis nga një ‘kancer’ në një park. Tirana dhe Durrësit duhet të ndriçohet për festat, ashtu si qytetet e tjera. Do të ndriçohet më shumë se herë e tjera, jeta vazhdon. Duhet të përfundojmë planin e fazës së dytë për njerëzit që janë sistemuar në hotele. Brenda kësaj jave duhet të alokojmë fondin e pagesës për të gjithë ata që janë akomoduar në hotele. Për këtë ministri i Turizmit së bashku me ministrin e financave po merrem me këtë dhe do të jemi shumë transparentë. Pas mbledhjes së qeverisë më vonë unë do të bëj kalimin e platformës së bashkëqeverisjes për këtë situatë, për komitetin e emergjenës, pra çdo kush të pyes për sqarimet për këtë emergjencë. Njerëzit të pyesin, të dërgojnë ankesat. Kalimi nga hotelet pas festave të Vitit të Ri në shtëpi me qera për të gjithë ata që janë sistemuar në hotele është i dosmosdoshëm dhe duhet të bëhet gati me shpejtësi.  ne do të paguajmë qeratë për këta njerëz.”, u shpreh Rama. 

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve. Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja. Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.

J.V/Dosja.al

Shto Koment