Politike

Tërmeti/ Rama mbledh qeverinë: Hetimet për ndërtuesit vijojnë, 60 kompani në Durrës duhet të marrin përsipër riparimet (VD)

Rama deklaroi se hetimet për ndërtuesit abuzues vijojnë.

Tiranë- Edi Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri theksoi se hetimet për ndërtuesit vijojnë dhe se 60 kompani në Durrës duhet të marrin përsipër riparimet.

Pjesë nga fjala e Ramës. 

Deri të hënën të bëhen gati dosjet e pallateve që duhet të shemben.  Porto Romano do të të pastrohet dhe do të kthehen në park. Do të pastrohen brenda dhjetorit. Ndërkohë që në Tiranë është mbyllur përfundimisht skema për financimin e qerave, 65% e njerëzve në nevojë për strehë hyjnë në ditët në vijim. Ogerta ti do të shikosh procesin hyrjes së tyre në banesa, çfarë kanë nevojë. Shkreli me prishjet e banesave. Belinda në monitorim. Sot është akomodimi në shtëpitë e reja të banorëve të prekur nga tërmeti. Do të bëjmë gati planin për shtëpitë individuale. Po ashtu Anila së bashku me kryetarin e Komitetit, është mirë që të ftohet edhe ai në këto mbledhje, duhet të bëni një skemë paralele, për familje në fshat që janë të gatshme t’i ndërtojnë vetë shtëpitë, ti japim një financim, një rendin e 20 mln lekëve të reja dhe t’i bëjnë vetë. Por kuptohet me një supervizionim që të garantojnë të gjitha parametrat. Rruga tjetër me para në dorë ata që duan ta ndërtojnë vetë, por me supervizionimin tonë dhe e treta të shikojmë me grupin e planifikimit pjesën tjetër të shtëpive. Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i riparimeve. Durrësi ka 12 kompani që kanë marrë përsipër riparimet. Edhe Tirana, duhet të jepet leja brenda 24 orëve. 60 kompani në Durrës janë të listuara nga Policia që duhet të marrin përsipër riparimet dhe dëmtimet. Procesi i hetimit vazhdon, janë 30 persona në grupin e hetimit të Policisë kriminale që po mbledhin të gjithë informacionin. Nuk ka asnjë provë që fshihet, janë marrë mostrat, janë marrë leje ndërtimit, fotografimi i situatës. Duhet bërë edhe lista e kompanive që përmbushin standardet, për të marrë pjesë në Programin e Rindërtimit.  Kemi mungesë fuqie punëtore, duhet të saktësojmë nëse kemi nevojë për fuqi punëtore nga jashtë. Këto duhet t’i indetifikojnë kompanitë. Shembja e pallatave në Laç, për t’i hapur rrugë projektit, me turqit për ndërtimin e baneave të tyre, pas premitimit të Presidentit atje, me këtë po merret Elva. Duhet të nisim edhe me Durrësin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri u shpreh se më 19 Dhjetor hyn në Kuvend ligji anti-shpifje. Ai dha urdhër që në këtë seancë të jetë edhe ligji për rindërtim. Rama theksoi se KÇK-ja e mundshme tek “5 Maji” duhet të pastrohet. Për ata që duan të rindërtojnë vetë shtëpinë në fshat, Rama premtoi fondin prej 20 mln lekë. Ndër të tjera ai dëshmoi se sot Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së.

J.V/Dosja.al

Shto Koment