Politike

Tërmeti në Shqipëri, ministri grek i Jashtëm solidarizohet: Jemi në kontakte me qeverinë shqiptare

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka shprehur mbështetjen e Greqisë për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë për pasojat e tërmetit.
Featured image of article: Tërmeti në Shqipëri, ministri grek i Jashtëm solidarizohet: Jemi në kontakte me qeverinë shqiptare Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka reaguar për tërmetin që ka rënë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit. Me anë të një statusi në Tëitter, Dendias ka shprehur mbështetjen e Greqisë për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë për pasojat e tërmetit.

“Ne shprehim mbështetjen e Greqisë ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë lidhur me pasojat e tërmetit që goditi vendin tonë fqinj,” shkroi Z. Dendias në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas burimeve diplomatike bëjnë me dije se pala greke është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme sipas nevojave që do të lindin në pritje të kërkesës zyrtare shqiptare.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.
(k.m/dosja.al)

Shto Koment