Politike

Tërmeti në Korçë, LSI: Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Braimllari u shpreh se qeveria në vend që të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ka zgjedhur të bëjë show mediatik, duke lënë banorët pa asnjë mbështetje dhe në harresë të plotë.
Featured image of article: Tërmeti në Korçë, LSI: Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme Endrit Braimllari

TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për tërmetin në Korçë duke hedhur akzua ndaj qeverisë se ka lënë në mëshirë të fatit banorët.

Braimllari u shpreh se qeveria në vend që të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ka zgjedhur të bëjë shoë mediatik, duke lënë banorët pa asnjë mbështetje dhe në harresë të plotë.

Kjo hajdutëri e çmendur i ka lënë banorët e Korçës, konkretisht të Floqit, Qafë Zezës dhe Vidohovës në mëshirë të fatit. Të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Dhe të mos çojë atje prefektë karikaturë, kryetarë bashkish që nuk ia kanë idenë e funksionimit dhe shërbimit qytetar, por vetëm shkojnë atje për të bërë një foto dhe për të bërë politikë më fatkeqësinë e atyre banorëve”, u shpreh Rama.

DEKLARATA E PLOTË

Protesta e djeshme konfirmoi dhe njëherë përkrahjen e jashtëzakonshme qytetare kundër hajdutërisë , papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së këtij kryeministri dhe kësaj qeverie. Qytetarët nuk mund të lejojnë Edi Ramën që të kthejë vendin në një sistem monist për të mbuluar hajdutërinë e qindra milion eurove të koncesioneve të tij korruptive.

Qytetarët nuk mund të pranojnë aferën korruptive të rrugës Milot- Balldren dhe të tjera koncesione që shkojnë deri në 600 milion euro për t’u ndarë mes nipërve dhe dajave të tyre. Ndërkohë mijëra kryefamiljarë, të rinj dhe të reja janë rrugëve të Europës, në një kohë që këta ndajnë 600 milion euro korruptive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo hajdutëri e çmendur i ka lënë banorët e Korçës, konkretisht të Floqit, Qafë Zezës dhe Vidohovës në mëshirë të fatit. Të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Dhe të mos çojë atje prefektë karikaturë, kryetarë bashkish që nuk ia kanë idenë e funksionimit dhe shërbimit qytetar, por vetëm shkojnë atje për të bërë një foto dhe për të bërë politikë më fatkeqësinë e atyre banorëve.

Të mos bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre, po t’u shërbejnë dhe të gjenden pranë jo me çadra që fusin ujë dhe që nuk kanë mundësi ngrohje, por ti ndihmojnë banorët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme. Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme dhe jo fasada dhe show politik.

Prej tri ditësh, qyteti i Korçës dhe tri fshatra janë nën terrorin e lëkundjeve të tokës. Dhjetra goditje janë regjistruar, ndërkohë që 194 banesa janë të dëmtuara, 94 prej të cilave janë të pabanueshme. Banorët janë konfliktuar sot me prefektin e qytetit lidhur me kushtet e çadrave, si dhe kanë denoncuar se kushtet janë skandaloze dhe se ndodhen pa ushqim.

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment