Aktualitet

Tërmeti në Durrës, sizmiologu Duni qetëson qytetarët: S’ka vend për panik, ishte paslëkundje e atij të 26 nëntorit

Duni u shpreh se tërmeti që trondi sot disa qytete në vend është një paslëkundje e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Featured image of article: Tërmeti në Durrës, sizmiologu Duni qetëson qytetarët: S’ka vend për panik, ishte paslëkundje e atij të 26 nëntorit Llambro Duni, sizmiolog

TIRANË- Sizmologu Llambro Duni ka folur sot për tërmetin që u regjistrua pak orë më parë në qytetin e Durrësit. Në një lidhje telefonike me News 24, Duni u shpreh se tërmeti që trondi sot disa qytete në vend është një paslëkundje e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Ai tha se nuk duhet të ketë vend për shqetësim, pasi tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi disa thyerje tektonike dhe për këtë arsye paslëkundjet do të na shoqërojnë për një kohë të gjatë.

Është paslëklundje e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Mjedisi tektonik ku ka ndodhur ngjarja e 26 nëntorit dhe në vijim është i komplikuar. Nuk është se kemi një thyerje të vetme, e cila gjeneroi atë tërmet, dhe më tej do të kishim një shuarje graduale të aktivitetit, por kemi disa thyerje tektonike, që shkaktojnë akumulim tensionesh dhe sjellin tërmete edhe në një kohë të gjatë. Ndaj dhe lëkundja e sotme është një postlëkundje e tërmetit të 26 nëntorit”, tha Duni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditja e sotme ka rikthyer frikën e 26-nëntorit pas këtij tërmeti. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ndërkohë që fatmirësisht nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment