Politike

Tërmeti i la pa shtëpi, Erion Isai: Banorët kanë pretendime të padrejta, disa shtëpi do ndërtohen…të tjerat…

Isai ka thënë se pretendimet e tyre janë të padrejta, dhe se një pjesë e shtëpive do të ndërtohen, ndërsa pjesa tjetër do të rikonstrukturohen.
Featured image of article: Tërmeti i la pa shtëpi, Erion Isai: Banorët kanë pretendime të padrejta, disa shtëpi do ndërtohen…të tjerat… Erion Isai, kryetar i bashkise Kolonje

ERSEKE- Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai ka komentuar protestën e banoëve të Qafë-Zezit, të cilët akuzuan bashkinë se shtëpitë që po rregullohen pas tërmetit të muajit qershor, po përzgjidhen nga bindjet politike.

I pyetur nga mediat, Isai ka thënë se pretendimet e tyre janë të padrejta, dhe se një pjesë e shtëpive do të ndërtohen, ndërsa pjesa tjetër do të rikonstrukturohen.

Erion Isai: “Pretendimet e banorëve janë të padrejta. Ka nisur puna në dy banesa nga katër me problematiket në fshat. 4 banesa do të ndërtohen nga e para dhe 20 të tjera do të rikonstruktohen. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa 246 shtëpi janë me dëme të lehta në gjithë Kolonjën, të cilat do të trajtohen me dëmshpërblim. Banorë të cilët jetojnë në banesat e të afërmeve do marrin statusin e të pastrehëve nga Bashkia Kolonjë dhe do të përfitojnë bonus qeraje nga bashkia.”

Banorët e Qafëzezit kanë protestuar sot përmbi 2 orë, pasi akuzojnë bashkinë e Kolonjës se shtëpitë e zgjedhura për t’u rregulluar nga tërmeti, janë zgjedhur në mënyrë partiake.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment