Aktualitet

Tërmeti i kthen në mesjetë, tragjedia e familjes Çerri në Peqin: Flemë në kotec me pulat, kërkojmë një çadër (VD)

Familja Çerri me banim në Bishqem të Peqinit natën e kalon në kushte çnjerëzore. Flenë së bashku me pulat e me gjelat dhe ky grumbull misrash është kthyer në shtratin e tyre.
Featured image of article: Tërmeti i kthen në mesjetë, tragjedia e familjes Çerri në Peqin: Flemë në kotec me pulat, kërkojmë një çadër (VD) Arta Çerri

PEQIN- Tërmeti e ktheu jetesën e tyre si në mesjetë. Një familje në fshatin Bishqem të Peqinit e kalon natën në kotec bashkë me shpendët, pasi tërmeti u dëmtoi banesën. Familja bën apel për një çadër nga autoritetet.

Duket sikur jetojnë në mesjetë… Familja Çerri me banim në Bishqem të Peqinit natën e kalon në kushte çnjerëzore. Flenë së bashku me pulat e me gjelat dhe ky grumbull misrash është kthyer në shtratin e tyre.

Tërmeti dëmtoi banesën e tyre. Arta e Myrtezai kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të shtetit. “U thyen kollonat, shtëpia u ça, morëm batanijet dhe kemi hyrë në kasollen e pulave. I lutemi shtetit që të na ndihmojë. Ishim në sera dhe nuk na la Bashkia”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për momentin kanë vetëm këtë kërkesë modeste. “Kërkojmë nga shteti që të na bien një çadër”.

Edhe në Qarkun e Elbasanit janë dëmtuar disa familje nga tërmeti i 26 nëntorit. Dhjetra prej tyre po qëndrojnë në rrugë, në çadra, stalla apo kotecë pulash.

(Marrë nga Abcnews.al)

Shto Koment