Politike

Tërmeti i fortë/ Balla: Rumania nis drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë

Balla ka deklaruar se Rumania ka nisur drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.
Featured image of article: Tërmeti i fortë/ Balla: Rumania nis drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë Avioni i nisur nga Rumania

TIRANË– Rumania ka nisur ndihmat e para për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e bën të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili deklaron se Rumania ka nisur drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.

#Kurajo #Durim #Solidaritet.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës, por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta, ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment