Politike

Tërmeti i 26 nëtorit/ Ahmetaj jep LAJMIN: Familja e fundit e dëmtuar hyn në shtëpi në mars 2022, të parët me shtëpi individuale marrin çelësat në mars 2021 

Ahmetaj tha se sot janë në përfundim 28 shkolla nga 155 që duhet të bëhen, ku shtoi se janë duke mbaruar 1000 shtëpi nga 4400 shtëpi që janë prishur nga tërmeti.
Featured image of article: Tërmeti i 26 nëtorit/ Ahmetaj jep LAJMIN: Familja e fundit e dëmtuar hyn në shtëpi në mars 2022, të parët me shtëpi individuale marrin çelësat në mars 2021  Arben Ahmetaj

TIRANË -Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka thënë se brenda majit 2021, të gjitha shtëpitë individuale të qytetarëve që u dëmtuan nga tërmeti do të jenë të përfunduara. Në një intervistë për News24, Ahmetaj tha se sot janë në përfundim 28 shkolla nga 155 që duhet të bëhen, ku shtoi se janë duke mbaruar 1000 shtëpi nga 4400 shtëpi që janë prishur nga tërmeti.

Po ashtu ai është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, ku i ka kërkuar kësaj të fundit i të bëjë më mirë llogaritë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Brenda majit edhe DS4 do jenë riparuar, edhe DS1, DS2, DS3; Laci, gjysma e pallateve do jenë gati në mars. Rreth 90 përqind e pallateve do jenë gati në tetor. Në mars 2022 të gjithë qytarët do të jenë në shtëpitë e tyre, o të rindertuara, ose të riparuara. Nuk pres që në PD ta bëjnë këtë gjë, sepse tashmë dihet se si bëjnë ata tabelën e shumzimit” ironizoi Ahmetaj që dha përgjigje për të gjitha akuzat. Sot janë në përfundim 28 shkolla nga 155 që duhet të bëhen. Janë duke mbaruar 1000 shtëpi nga 4400 shtëpi që janë prishur nga tërmeti. Ti bëjnë llogaritë se nuk janë vetëm 2.6% e shtëpive. Për pallatet procesi nuk është I kollajt. Janë bërë vlerësimet, dosje me dosje, shtëpi më shtëpi dhe është një proces i kujdesshëm. Janë bërë projektimet, prokurimet, shpronësimet dhe jemi në këtë faze. Ju thoni një vit, por në fakt janë 9 mua.”  tha Ahmetaj

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment