Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria Lezhë: Nuk kemi nisur hetime, pallatet e dëmtuar kanë qenë të viteve 70′

Sipas një njoftimi nga Prokuroria bëhet me dije se  në këtë institucion nuk ka asnjë referim apo kallëzime nga qytetarët për situatën pas tërmetit. 
Featured image of article: Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria Lezhë: Nuk kemi nisur hetime, pallatet e dëmtuar kanë qenë të viteve 70′ Prokuroria e Lezhës dhe pamje nga tërmeti

LEZHË- Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta dhe në Lezhë, por Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim. Sipas një njoftimi nga Prokuroria bëhet me dije se  në këtë institucion nuk ka asnjë referim apo kallëzime nga qytetarët për situatën pas tërmetit. 

Deri në këto momente nga Policia nuk rezulton se ka patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shpalluar i pabanueshëm pas tërmetit të datës 21.09.2019“, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Në rrethin e Lezhës, rezulton se ka patur vetëm dëme materiale në 9 (nëntë) pallate dhe 145 apartamente, të cilat aktualisht janë në proces verifikimi nga grupi i punës nëse janë apo jo banesa të banueshme. Të gjitha pallatet e dëmtuara janë të ndërtuara gjatë viteve 70. Deri në këto momente nga Policia nuk rezulton se ka patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shpalluar i pabanueshëm pas tërmetit të datës 21.09.2019. Po ashtu nga verifikimet e deritanishme nuk ka patur shtesa apo ndërhyrje të mëvonshme në pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Në prokurorinë e Rrethit Lezhë nuk ka asnjë referim apo njoftim për ndonje ngjarje apo të ketë patur kallëzim nga qytetarët për situaten post-tërmetit të datës 26.11.2019, e per rrjedhoje nuk ka procedim penal të regjistruar.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Durrësit dhe Tiranës kanë nisur hetimet 6 ditë pas tërmetit shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment