Politike

Tërmeti hap zemrën dhe xhepin.. i jep të shkoqurat qytetarit pas betimit (VIDEO)

Siç shihet dhe nga video ai menjëherë i kërkoi një ndihmësi të tij, monedha dhe ia dha qytetarit, e më pas bënë dhe foton së bashku. Qytetari i entuziasmuar, tha se fotoja me kreun e bashkisë do i ngelej kujtim për gjithë jetën.

TEPELENË- Tërmet Peçi ka nisur sot rrugëtimin për mandatin e Trete. Peçi drejton Bashkinë Tepelenë dhe sot është betuar para Këshillit Bashkiak, ku nuk e fshehu gëzimin pasi shihej i qeshur gjatë gjithë kohës.

Por pas betimit ai pati dhe një vizitë nga një qytetar, i cili kërkoi që të bënte një foto me të. Po qytetari i kërkoi dhe disa lekë të vogla, ku Termeti nuk u kursye fare.

Siç shihet dhe nga video ai menjëherë i kërkoi një ndihmësi të tij, monedha dhe ia dha qytetarit, e më pas bënë dhe foton së bashku. Qytetari i entuziasmuar, tha se fotoja me kreun e bashkisë do i ngelej kujtim për gjithë jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmet Peçi është kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe sot nisi mandatin e tij të tretë. Ai njihet për raportin e afërt me Ramën dhe lavdet që i thur sa herë Kryeminsitri shkon në Tepelenë.

 (A.B. Dosja.al)

Shto Koment