Aktualitet

Durrës/ Banorët e prekur nga tërmeti në protestë: Pallatin na e shembën me tritol, bashkia s’na jep bonus qeraje

Banorët janë ngritur në protestë pasi theksojnë se bashkia nuk u ka dhënë bonus qeraje edhe pse pallatin e ka shembur me tritol INUK në datën 8 dhjetor.
Featured image of article: Durrës/ Banorët e prekur nga tërmeti në protestë: Pallatin na e shembën me tritol, bashkia s’na jep bonus qeraje Foto nga ndërtesa e shembur në Durrës.

Durrës-Disa nga banorët e Durrësit që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar janë ngritur sot në protestë. Ata shprehen se Bashkia e Durrësit nuk u ka dhënë bonusin e qerasë edhe pse pallati ku jetonin u shemb më 8 dhjetor pasi kishte pësuar dëme nga tërmeti. Banorët shprehen se janë në qiell të hapur dhe nuk  kanë as para të paguajnë qeratë e shtëpive të tyre.

“24 familje të jemi kemi dorëzuar dokumentet. Pallati na është shembur. Shteti po na vret për herë të dytë. Nuk po marrim bonusin e qerasë. Paguaj edhe kredinë paguaj edhe qeranë vetë. Kërkojmë bonus qiraje.”, u shpreh një nga banoret.

Ndërsa një tjetër theksoi se nuk ka as ku të flejë dhe s’ka as para të paguajë qeranë e shtëpisë. “Nuk ka ardhur asnjë nga bashkia të na shohë se ku po hamë, ku po flemë. Bashkia na tha që pallati është i banueshëm. Por pallati është shembur nga tërmeti. Kemi mbetur pa shtëpi. Ne sot kemi hall.  Ne nuk jemi fare në listën e bonusit, pallati na është shembur nga  INUK. “, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit. Sipas Ramës të gjithë të banorët e prekur që u vendosën në hotele por kalojnë në shtëpi me qera. Kjo pagesë do të paguhet nga shteti.

J.V/Dosja.al

Shto Koment