Aktualitet

“Tërmeti dhe Pema”/ Emocionon 8-vjeçari, krijon përrallë për shokun e tij!

Ky i fundit po kalonte gjendje të vështirë emocionale sepse pallati i tij u shemb nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Featured image of article: “Tërmeti dhe Pema”/ Emocionon 8-vjeçari, krijon përrallë për shokun e tij! Arbri dhe Ermal Peçi

TIRANË– “Tërmeti dhe Pema” është përralla e krijuar nga Arbri, 8 vjeç, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për faktin se u krijua një vit më parë për mikun e tij më të ngushtë Ergin. Ky i fundit po kalonte gjendje të vështirë emocionale sepse pallati i tij u shemb nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“Tërmeti dhe Pema – Pjesa e parë: Si gjithmonë tërmeti donte me shkatërruar shtëpitë. Një ditë pa një pemë edhe mendoi tërmeti do shkoj ta shkatërroj këtë pemë. Pema e kuptoi edhe kur tërmeti u afrua te pema. Pema e dinte dhe tha: Përpiqu të më shkatrrosh! Tërmeti u përpoq dhe u përpoq, por nuk e shkatërroi dot pemën. Tërmeti iku dhe erdhi ditën tjetër.  Fshatarët e panë që tërmeti nuk e shkatërroi dot pemën. Kështu ato mblodhën pemë rreth e përqark shtëpisë. Tërmeti erdhi ditën tjetër dhe u përpoqë të shkatërronte shtëpitë por nuk i shkatërroi dot. Tërmeti pyeti pemën: Përse nuk i shkatërroj dot shtëpitë unë. Pema i tha: Se ato kanë mbjellë pemë, edhe ne kemi rrënjë. Dhe rrjenjët janë ngulur shum thellë”.

Ky ishte përjetimi që djaloshiperceptoi nga tragjedia e 26 nentorit.   Mamaja e Arbrit, Rudina Këmbora na shpjegoi e kjo përallë ështe krijuar në moment dhe i është dërguar Ergit për ta qetësuar përmës voice message.

Nga ana tjetër psikologia Erlinda Murati tha se vizatimi është mënyra më e mirë për të shprehur përjetimet dhe pema me rrënjët është simbolik  e stabilitetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, kjo audio-përrallë që tërhoqi vëmendjen e punonjësve social që merreshin ne mënyrë direkte me familjet e prekura ne kampe dhe i nxitën idenë që fëmijët duhet të krijojnë sipas perceptimit të tyre situatat tragjike. Punonjesja Sociale Ervjola Osmanaj tha se me vizatimet e fëmijëve u realizua një ekspozitë

“Janë mbledhur plot 180 vizatime nga fëmijët, nga të cilat 35 kanë qenë në ankand. Më shumë se 25 vizatime janë shitur”, tha Ervjola.

(kle.mu/dosja.al)

Shto Koment