Aktualitet

Arrestimet për tërmetin, Apeli ndryshon masat e sigurisë për ish-kreun e Komunës Kashar dhe Farkë

Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për disa ish-zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke i liruar nga qelia dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”.
Featured image of article: Arrestimet për tërmetin, Apeli ndryshon masat e sigurisë për ish-kreun e Komunës Kashar dhe Farkë Pamje nga Gjykata e Tiranës, të arrestuarit për tërmetin

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka zhvilluar sot seancën për masat e sigurisë për ish-zyrtarët e arrestuar për tërmetin e 26 nëntorit, si përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Sipas informacioneve, gjykata ka ndryshuar sot masën e sigurisë për një pjesë të madhe të të arrestuarve duke i lënë ata në detyrim paraqitjeje.

Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për disa ish-zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke i liruar nga qelia dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”.

Po ashtu gjyqtari ka liruar nga qelia dhe: Faik Fejzo, Gëzim Shkalla, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta.

MASAT E REJA TË SIGURISË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje; Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje; Faik Fejzo, detyrim paraqitje; Hodo Gjoni, detyrim paraqitje; Naim Shehi, arrest në shtëpi; Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi; Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi; Shefqet Doda, detyrim paraqitje; Mehmet Felahi, detyrim paraqitje; Agim Eski, detyrim paraqitje; Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje; Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje; Gerti Çalliku, detyrim paraqitje; Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje dhe Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje.

Pak ditë më parë Prokuroria e Durrësit dhe e Tiranës kanë kryer disa arrestimet të ndërtuesve, kontraktorëve të cilët kanë hedhur firmën e tyre në godinat e dëmtuara nga tërmeti. Po ashtu në pranga kanë rënë dhe disa zyrtarë të lartë, si ish-kryetarë komunash apo drejtorë rajonalë. Prokuroria ka bërë me dije se hetimet do të vijojnë dhe do ketë dhe të tjerë të prangosur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment