Rajoni

Tërmeti bashkon Turqinë dhe Greqinë/ Kryeministri grek i shpreh ngushëllimet Erdogan: Pavarësisht konflikteve, në këto momente ne duhet të qëndrojmë së bashku

  • Erdogan falënderon Mitsotakis: Solidarizimi mes nesh me i vlefshëm se çdo gjë
  • Kryeministri grek i ka përcjellë Presidentit të Turqisë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e njerëzve në Turqi duke thënë se pavarësisht konflikteve që kanë në këto momente ata duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
    Featured image of article: Tërmeti bashkon Turqinë dhe Greqinë/ Kryeministri grek i shpreh ngushëllimet Erdogan: Pavarësisht konflikteve, në këto momente ne duhet të qëndrojmë së bashku Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan

    GREQI– Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas rënies së tërmetit me madhësi 6.7 që goditi Samos dhe Izmir. Kryeministri grek i ka përcjellë Presidentit të Turqisë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e njerëzve në Turqi duke thënë se pavarësisht konflikteve që kanë në këto momente ata duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

    “Unë telefonova Erdogan të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të jetëve nga tërmeti që goditi të dy vendet tona. Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë momente kur njerëzit tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku.”- shkroi ai.

    Më parë, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, kontaktoi përmes telefonit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, menjëherë pas tërmetit që ra në Detin Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar evakuimin e qytetarëve që kanë mbetur nën rrënojat e Smyrna.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Deri më tani në Turqi janë regjistruar 4 viktma dhe 120 të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja. Ndërsa në Greqi janë raportuar 9 të plagosur.

    (A.K.dosja.al)

    Shto Koment