Politike

Tërmeti/ Basha: Në Borizanë prej një jave njerëzit flenë nën streha plamasi, presin vlerësimin e banesave

Basha shprehet se koha nuk pret dhe se banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë për ndihma.
Featured image of article: Tërmeti/ Basha: Në Borizanë prej një jave njerëzit flenë nën streha plamasi, presin vlerësimin e banesave Kreu i PD-së Lulzim Basha me banorët e prekur nga tërmeti

Tiranë– Kreu i PD-së Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit ata që kanë ngelur jashtë vëmendjes janë shumë. Në një reagim në Facebook ai është shprehur se në Borizanë, pak kilometra larg Thumanës banoret që u janë demtuar shtepitë kanë fjetur prej 1 jave nën streha plastmasi.

“Ata qe kane mbetur jashte vemendjes jane shume. Ne Borizane pak kilometra larg Thumanes banoret qe u jane demtuar shtepite kane fjetur prej 1 jave nen streha plastmasi. Familjet e demtuara presin vleresimin e banesave nga eksperte dhe inxhiniere por deri me sot askush nuk ka ardhur. Me thane se po detyrohen te marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet tu vije ne ndihme dhe nuk kane ku te shkojne. Falenderoj kontribuesit dhe donatoret qe jane te vetmit qe kane shperndare ndihma ne kete zone, dhe bej thirrje per shtimin me urgjence te grupeve te vleresimit ne terren me qellim permbylljen sa me pare te vleresimit profesional te gjendjes se banesave. Koha nuk pret!”, shprehet Basha.

Basha gjatë takimit me banorët:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Shto Koment