Politike

Tërmeti/ Albin Kurti në Durrës, viziton të prekurit në stadiumin “Niko Dovana” (VD)

Albin Kurti në Durrës, viziton të prekurit në stadiumin “Niko Dovana”.

Durrës-Albin Kurti kreu i Vetëvendosjes ndodhet në qytetin e Durrësit për të parë nga afër situatën pas tërmetit.  Ai ndodhet në stadiumin  “Niko Dovana” në Durrës, ku po takohet nga afër me qytetarët.

“Dua t’u inkurajoj për këtë situatë të vështirë.“, është shprehur ai teksa ka takuar disa policë.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Shto Koment