Politike

Tërmeti/ Ahmetaj: Projekti i Rindërtimit, nuk do të rrisë borxhin publik, 150 mln euro do mblidhen nga donatorët (VD)

Ahmetaj ka theksuar se projekti i Rindërtimit nuk do të rrisë borxhin publik.

Tiranë- Në seancën e sotme  të Kuvendit, kryetari i Komitetit të Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se me projektin e rindërtimit, nuk do të rritet asnjë taksë dhe se nuk do të rritet as borxhi publik.  Ai theksoi se mbështetja nga donatorët do të shkojë mbi 150 mln euro.

“E gjithë struktura e turizmit ka pritur 4 mijë persona. Ne na jepet rasti që të falënderojmë të gjitha ato njësi shpërtimi që treguan heroizëm, me mungesën e mjeteve, ta pranojmë. Nuk do të rrisim asnjë taksë, jemi te buxheti. Në mënyrë direkte nuk do të rritim as borxhin. Nga janari kemi planin ekonomik, për të arritur në atë që sot prezantohet si Programi i Rindërtimit dhe që në fillimin do të fillojë me 200 mln dollarë. Mbështetja nga donatorët do të shkojë mbi 150 mln euro. Ka një konferencë që shpejti do të ketë me donatorët, ku do të flitet për ndihmat. Thelbi i buxhetit është ky, ka një program për rindërtimin e banesave në Durrës, Thumanë apo Lezhë. Dua të ndaj me qytetarët shqiptarë se kostroja në akomodim është 2,4 mln dollarë në muaj që përballohet nga qeveria. Po mendojnë akomodimin e qytetarëve nga hotelet në apartamente. Në këtë buxhet nuk cënohen, pagat, pensionet, asnjë shërbim publik, por ndjekin rritmin vjetor të rritjes. Deri në mes të vitit do të kemi të paktën 15o mln euro.“, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Shto Koment