
TIRANË– Tërmeti 5 ballë me epiqendër qytetin e Durrësit që ndodhi mëngjesin e sotëm fatmirësisht nuk solli viktima në njerëz.
Sizmiologu Edmond Dushi ka deklaruar për Report Tv se lëkundjet janë të zakonshme dhe nuk ka nevojë për panik. Më tej ai shtoj se relaksimi i tekntonik i tokës do të dojë më shumë kohë e se këto janë pasgoditje të asaj që ka vijuar më 26 nëntor 2020.
“Relaksimi tektonik i tokës do të dojë kohë të gjatë. Këto tërmete çojnë dhe tërmetet të moderuar. Është një zonë e konsiderueshme në kuptimin e tektonikave. Ky tërmet në zonën lokale patjetër që është ndjerë. Është pak i cekët. Në raport me pasgoditjet. Është një tërmet i moderuar dhe është vijimi i asaj që ka startur në 26 nëntor të 2019. Mund të ketë dhe shpërthime të kësaj energjie, por smund ta përcaktojmë ku do jetë e rradhës, as kohën dhe as epiqendrën e saj.Ska nevojë për panik janë lëkundje të zakonshme“, tha ai.
Lëkundjet u ndjenë mëgjesin e sotëm. Tërmeti me thellësi 5 kilometër, ka shkaktuar edhe lëkundje të forta. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 17 kilometra nga Laç i dhe 27 kilometra nga Durrësi.
(A.B)/Dosja.al