Politike

Tërmetet në Korçë/ PD: Banorët të dëmshpërblehen për çdo pronë të dëmtuar

Salianji shprehet se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për këta banorë dhe të jepet dëmshpërblimi çdo pronë të dëmtuar.
Featured image of article: Tërmetet në Korçë/ PD: Banorët të dëmshpërblehen për çdo pronë të dëmtuar Ervin Salianji me banorët e prekur nga tërmeti

KORÇË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka takuar ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti, të cilët aktualisht janë strehuar nëpër çadra të ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura.

Në një postim në Facebook, Salianji shprehet se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për këta banorë dhe të jepet dëmshpërblimi çdo pronë të dëmtuar.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Situatë më emergjente se çdo emergjencë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, dëmshpërblimi për çdo pronë të dëmtuar dhe përqëndrimi i gjithë burimeve në bashkitë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, kryesisht në Floq, Qafzez dhe Vidohovë në zonat e shkatërruara nga tërmeti!

Fëmijë të vegjēl, gra, të moshuar dhe burra të gjunjëzuar dhe me lot dhimbje për mundin e gjithë jetës te shkuar dëm dhe për pamundësinë për të ndihmuar familjet që flejnë me keq se bagëtitë në kasolle apo çadra skandaloze pa asnjë kusht.

Nuk është kërkesë për përfitim politik, ështē kerkese njerëzore përcveçse detyrim ligjor për të ndihmuar qindra familje që vuajnë në mes të rrugëve! Nuk zgjidhet situata me facebook dhe me parada por me përqëndrim të çdo burimi në zonë, ka nevojë emergjente për ushqime, ilaće, batanije dhe më shumë se keto kanë nevojën të sigurohen që prona dhe jeta e tyre do të rindërtohen!

Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymen e banorëve!

Prej disa ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërkohë që numri i tyre është mbi 200. Një ditë më parë ata janë shprehur të pakënaqur për kushtet e punës dhe kanë bërë sherr me punonjësit. (Lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Shto Koment