Aktualitet

Tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter godet vendin, epiqendra në detin Adriatik

Tërmeti me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter është rregjistruar sot në detin Adriatik.
Featured image of article: Tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter godet vendin, epiqendra në detin Adriatik

Shqipëri- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ende vijojnë lëkundjet sizmike në vend. Sot në orën 00:14 Shqipëria u lëkund sërish. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter, me qendër në detin Adriatik ka lëkundur sërish vendit.

Pas tij, ka pasur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm edhe 5 lëkundje të tjera, por me magnitudë shumë të ulët. Nuk raportohet për dëme materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment