Bota

Kili goditet nga tërmeti me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, nuk ka të lënduar dhe viktima

Epiqendra e tërmetit ishte 25 kilometra thellësi nën sipërfaqen e tokës, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar ose viktima.
Featured image of article: Kili goditet nga tërmeti me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, nuk ka të lënduar dhe viktima Pamjet pas termetit

KILI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 të shkallës Rihterit është regjistruar të shtunën në Coquimbo të Kilit. Ky lajm është bërë me dije nga Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut.

Në bazë të njoftimit të kësaj qendre, epiqendra e tërmetit ishte 25 kilometra thellësi nën sipërfaqen e tokës, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar ose viktima.

Kujtojmë se Kili goditet herë pas here nga tërmetet për shkak se shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrtë”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik në Oqeanin Paqësor dhe rajonet tokësore përreth tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se epiqendra e tërmetit ishte 45 kilometra (29 milje) në veriperëndim të Ovalle në veriperëndim të vendit dhe rreth 400 kilometra (249 milje) në veri të kryeqytetit të Kilit, Santiago.

Burimi: deccanherald

A.C/Dosja.al

Shto Koment