DiasporaRajoni

Tërhiqet qeveria e Kosovës, pezullohet marrëveshja për shtesën prej 5 euro për regjistrimin e makinave

Qeveria e Kosovës është tërhequr nga vendimi për të vendosur një shtesë prej 5 euro në regjistrimin e makinave.
Featured image of article: Tërhiqet qeveria e Kosovës, pezullohet marrëveshja për shtesën prej 5 euro për regjistrimin e makinave foto ilustruese

KOSOVË– Zëvendësministri i Infrastrukturës së Kosovës, Hysen Durmishi, njoftoi se ka marrë vendim që të pezullojë marrëveshjen prej 5 euro shtesë për vendosjen e etiketës në makinat e regjistruara deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën. Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:

raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Vendimi i cili mendohej të hynte në fuqi nga 1 Shtatori dhe parashikonte një pagesë shtesë prej 5 euro për të vendosur një etiketë në çdo makinë në momentin që regjistrohej. Në momenti që u bë publik, vendimi shkaktoi debate të shumta në Kosovë madje çoi dhe në arrestimin e disa zyrtarëve të PSD-së të cilët protestuan duke mbuluar makinat e zyrtarëre me letra ku shkruhej ‘Zhvatës’.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment