Aktualitet

Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti i braktisur turk, mister fati i kapitenit të zhdukur

Burime nga Prokuroria e Lezhës dhe Autoriteti Portual bëjnë me dije për Dosja.al se është dhënë autorizimi që Akyuz të tërhiqte jahtin në pronësi të tij.
Featured image of article: Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti i braktisur turk, mister fati i kapitenit të zhdukur Jahti dhe kapiteni

TIRANË– Jahti turk që u gjet i braktisur dy muaj më parë në bregdetin e Shëngjinit është tërhequr nga pronari i tij Nedim Akyuz. Ndërkohë fati i kapitenit Sezgin Yavuz vijon të jetë mister.

Burime nga Prokuroria e Lezhës dhe Autoriteti Portual bëjnë me dije për Dosja.al se është dhënë autorizimi që Akyuz të tërhiqte jahtin në pronësi të tij.

Përfaqësues nga ambasada Turke në Tiranë, avokati i pronarit të jahtit si dhe oficerë të policisë gjyqësore Lezhë kanë zbritur ditën e sotme në Portin e Shëngjinit për të vijuar me proçedurat për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jahti luksoz u gjetbraktisur pak ditë më parë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz. Policia ka nisur hetimet për fatin e kapitenit të ketij mjeti lunrues, por nuk dihet asgjë për të.

Deri tani ka dyshimet se ai mund të jetë vrarë, por një pistë është që mund të ketë vdekur dhe natyralisht. Ndërkohë mësohet se ai kishte ardhur nga Mali i Zi dhe ishte i vetëm në Jaht.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti i braktisur turk, mister fati i kapitenit të zhdukur

Shto Koment