LIVE UPDATES
Bota

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

12 Korrik 2021, 20:40 Nga DOSJA
Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.

Frika për gjakderdhje të mëtejshme bazohet nga zgjerimi i shpejtë territorial i Talibanëve që kur trupat aleate të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s filluan zyrtarisht të largoheshin nga vendi në fillim të majit me urdhër të Presidentit Joe Biden. Tërheqja e plotë e trupave pritet të përfundojë më 31 gusht.

Grupi islamik ka minimizuar mundësinë e shpërthimit të një lufte civile në Afganistan pas tërheqjes së të gjitha trupave të huaja. Analistët thonë se të gjithë fqinjët e afërt të Afganistanit dhe vendet e rajonit i shohin Talibanët si aktorë të ligjshëm politikë dhe një mur të mundshëm mbrojtës kundër militantëve të lidhur me terroristët e Shtetit Islamik që veprojnë nga bazat afgane.

“Rajoni është më i gatshëm për t’u angazhuar me Talibanët tani sesa në vitet 1990, sepse vendet e rajonit tani e shohin grupin e Talibanëve si një aktor më legjitim”, tha Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit për Azinë në Qendrën Ëilson, me seli në Uashington.

“Marrëveshja e Talibanëve me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar i dha grupit një shkallë të njohjes ndërkombëtare që po e kërkonte prej kohësh dhe kjo i bën aktorët rajonalë ta shohin atë si një grup më legjitim”, vuri në dukje zoti Kugelman në komentet e tij me shkrim për Zërin e Amerikës.

Senatori pakistanez me ndikim, Mushahid Hussain, i cili kryeson Komisionin për Çështjet e Mbrojtjes të Dhomës së Lartë të Parlamentit, thotë se Kina, Irani dhe Rusia me sa duket “janë pajtuar me një Afganistan të dominuar nga Talibanët”.

“Kina, Irani dhe Rusia kanë një farë niveli rehatie me Talibanët dhe ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta dhe t’u japin atyre legjitimitet, ndryshe nga vitet 1990, kur vetëm Pakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite i njohën ata”, tha senatori Hussain për Zërin e Amerikës.

Një marrje totale e kontrollit të Afganistanit nga Talibanët ka ngritur perspektivën e një lufte të zgjatur civile si ajo e viteve 1990, e cila shpërtheu menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese sovjetike.

Luftimet mes fraksioneve të ndryshme afgane i hapën rrugën ardhjes në pushtet të grupit Taleban me prirje islamike në Kabul në shtator të vitit 1996. Në fund të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara rrëzuan nga pushteti Talibanët pas një operacioni ushtarak ndërkombëtar në Afganistan për shkak se qeveria e këtij vendi po strehonte udhëheqësit e rrjetit terrorist të al-Kaidës.

Zalmay Khalilzad, i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin u kthye në rajon këtë javë për t’u “angazhuar në një diplomaci të vendosur dhe për të punuar në drejtim të arritjes së një marrëveshje paqësore midis Republikës Islamike [qeverisë Afgane] dhe Talibanëve”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Shtetit.

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku Talibanët kanë një zyrë politike, janë zhvilluar bisedime paqësore me një ritëm të ngadaltë midis udhëheqësve kryengritës dhe negociatorëve të qeverisë afgane që nga shtatori i kaluar, por të ashtuquajturat negociata ndër-afgane kanë prodhuar pak sukses.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan shba afganistan shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni