Sport

Tërbimi i Vidal i kushtoi humbjen Interit ndaj Real Madrid, klubi zikaltër ka gati faturën e gjobës

Sipas aasaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, do të sanksionohet edhe për ti dhënë një sinjal lojtarit, ashtu si edhe dhomave të zhveshjes
Featured image of article: Tërbimi i Vidal i kushtoi humbjen Interit ndaj Real Madrid, klubi zikaltër ka gati faturën e gjobës Arturo Vidal

ITALI-Naiviteti, kartoni i kuq, humbja e tani edhe dënimi. Arturo Vidal do të gjobitet nga Inter pas kartonit të dyfishtë të verdhë të marrë në as një minutë kundër Real Madrid, një i kuq që komplikoi edhe më shumë mbrëmjen e vështirë të zikaltërve në Champions League e që, sipas aasaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, do të sanksionohet edhe për ti dhënë një sinjal lojtarit, ashtu si edhe dhomave të zhveshjes.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)

Dje në mbrëmje Vidal kishte publikuar në Instagram një foto me një emoticon të nervozuar si dëshmi të gjendjes së tij shpirtërore. Nervoz për vendimin e arbitrit për ta përjashtuar e, ndoshta, edhe me vetveten. Gjithësesi kiliani është treguar inteligjent, duke bllokuar mundësinë e komenteve, duke parë edhe atmosferën që qarkullonte në rrjetet sociale, me tifozët zikaltër që e kanë kritikuar ashpër.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment