Aktualitet

Harroi prizën në korrent, zjarri shkrumbon banesën në Tepelenë, nga kablli mori flakë divani

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga një prizë e vendosur në korent. Fillimisht kanë qënë divanët që kanë marrë flakë pasi ishin pranë kabllit elektrik që ka shkaktuar shkëndijat.
Featured image of article: Harroi prizën në korrent, zjarri shkrumbon banesën në Tepelenë, nga kablli mori flakë divani Foto ilustruese

TEPELENË– Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Becisht të Bashkisë Tepelenë mbëmjen e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se banesa është në pronësi të Kalo Hoxhës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga një prizë e vendosur në korent. Fillimisht kanë qënë divanët që kanë marrë flakë pasi ishin pranë kabllit elektrik që ka shkaktuar shkëndijat.

Në momentin kur banesa është përfshirë në flakë pasi nuk kishte njerëz në banesë, ndërsa zonja e banesës ka thënë se ndodhej tek kunata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të banesës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment