Aktualitet

Operacion anti-drogë në Tepelenë, sekuestrohet 160 kg drogë

Më tej shtohet se operacioni është zhvilluar në Memaliaj, ku janë konstrolluar disa banesa e është gjetur kanabis sativa.
Featured image of article: Operacion anti-drogë në Tepelenë, sekuestrohet 160 kg drogë Foto ilustruese

TEPELENË- Policia e Tepelenës gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme ka sekuestyruar një sasi të konsiderueshme me lënndë narkotike. Sipas informacioneve paraprake mësohet se pesha e lëndës narktorike që është kapur nga uniformat blu shkon në 160 kilogram.

Më tej shtohet se operacioni është zhvilluar në Memaliaj, ku janë konstrolluar disa banesa e është gjetur kanabis sativa. Po ashtu bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar dhe 6 persona, të cilët janë dërguar në Komisariatin e Tepelenës për t’u marrë në pyetje.

 Operacioni është ende në vijim, ndërkohë nga Policia nuk ka një njoftim zyrtar. Hetimet vijojnë për zbulimin e sasive të tjera me kanabis e vendosjen para drejtësisë të autorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë Policia zhvilloi një operacion në Gjirokastër dhe në disa qytete të tjera ku u sekuestrua kanabisnë formë çokollate dhe u prangosën 7 persona mes tyre dhe Pajtim Aga, vëllai i Robert Agës, shefi i Policisë në Dibër, që më pas u shkarkua. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment