Aktualitet

Detaje nga tentativa e vjedhjes së ‘Mersedez-it’ në Gjirokastër, makina në pronësi të drejtorit të Tatim-Taksave (EMRI)

Dosja.al ka mësuar se pronar i makinës është drejtori i Tatim-Taksave vendore në Bashkinë e Gjirokastrës Asim Peta.
Featured image of article: Detaje nga tentativa e vjedhjes së ‘Mersedez-it’ në Gjirokastër, makina në pronësi të drejtorit të Tatim-Taksave (EMRI) Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot dy perosna të cilët janë kapur në flagrancë duke tentuar të vidhnin një makinë. Sipas informacioneve mësohet se në orën e para të mëngjesit shtetasit A.L. dhe O.P. tentuan të vidhnin një automjet “Mersedez-Benz”.

Dosja.al ka mësuar se pronar i makinës është drejtori i Tatim-Taksave vendore në Bashkinë e Gjirokastrës Asim Peta. Ngjarja ka ndodhur paraditen në vendin që njihet si pallati i kinezëve ose ndryshe lagjia “18 Shtatori”. 

NJOFTIMI I PLOTË

Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Në orë e para të mëngjesit, në lagjen “18-Shtatori”, shtetasit A.L., dhe O.P. tentuan të vjedhin një automjet tip “Mercedez-Benz”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e tyre. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment