Aktualitet

Tentuan të ndihmonin të afërmen e tyre por rrezikuan të mbyteshin, rojet e plazhit në Velipojë shpëtojnë 3 pushuesit nga Kosova

VIDEO
Tre vrojtues në plazhin e Velipojës, shpëtuan 3 pushues nga Kosova të cilët rrezikuan të mbyteshin.
Featured image of article: Tentuan të ndihmonin të afërmen e tyre por rrezikuan të mbyteshin, rojet e plazhit në Velipojë shpëtojnë 3 pushuesit nga Kosova Pamje nga plazhi

VELIPOJË -Tre vrojtues në plazhin e Velipojës kanë shpëthuar nga mbytje tre persona gjatë ditës së sotme. Githçka nisi pasi një pushuese nga Gjakova me iniciale A.J., rrezikoi të mbytej. Burimet për Dosja.al, bëjnë me dije, se në ndihmë të saj shkuan vëllai dhe i fejuari i 23-vjeçares, të cilët gjithashtu rrezikuan të mbyteshin.

Në këtë moment ndërhynë rojet e plazhit, Ardit Taflaj, Eglant Rexha, Elfat Hasani. Për fat të mirë, rojet kanë arritur që t’i nxjerrin pushuesit në breg dhe më pas i dhanë ndihmën e parë. Të tre personat që rrezikuan të mbyteshin, tashmë gëzojnë shëndet të plotë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria u pushtua ditën e sotme nga moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura. Autoritetet bënë thirrje për njerëzit dhe mjetet e lundrimit, që të mos futen në det. Gjithashtu disa zona të Shqipërisë mbetën pa energji elektrike si pasojë e defekteve për shkak të stuhisë. Dita e sotme shënoi edhe një viktimë në Himarë, ku humbi jetën mes dallgëve gruaja e Robert Ramës, e cila kishte dalë me bashkëshortin dhe dy djemtë, për të mbledhur rrjetat e peshkimit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment