Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Tentuan të kalonin katër marokenë drejt Malit të zi, dy persona vihen në pranga në Shkodër (Emrat)
17 Tetor 2019, 07:28Nga DOSJA
SHKODËR– Dy persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur teksa tentonin të kalonin jashtë kufijve në mënyrë të paligjshme katër persona që vinin nga Lindja e Mesme.
Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Gentian Ndrecaj dhe Vera Ymeraj. Të dy u kapën në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem.
Policia i ndaloi në momentin që Ymeraj po drjetonte automjetin, brena të cilit ndodheshin katër shtetas marokenë.
Dy të arrestuarit do t’i nxirrnin nga Mali i Zi katër të huajit dhe në përfundim do t’i dërgonin në vendet e BE-së.
Në rastin konkret, emigrantët donin të shkonin në Itali.
Njoftimi i policisë Shkodër
Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacioni policor “Golemi”, zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në pranga dy shtetas, të cilët transportonin 4 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.
Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informaconeve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”. Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: • G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe. • V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër.
Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).
Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim.
(f.m/dosja.al0
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kujdesi veterinar ndaj kafshëve është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë kafshëdashësit. Trajtimi i tyre bëhet në klinikat veterinare që plotë...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Vlorë- Kamerat e sigurisë kanë zbuluar një çift hajdutësh në Vlorë. Gazetari i “Balkanweb”, Enrik Mehmeti, ka siguruar videon, që tregon momentin kur &cc...
Tiranë– Në vitin 2015 disa banorë që jetojnë tek pallatet në rrugën “Margarita Tutulani” denoncuan me anë të një letre pranë JOQ Albania një person që kishte z...
Tiranë- Tre vjet pasi Bashkia e Tiranës shembi për ‘interes publik’ shtëpitë 100-vjeçare pranë sheshit Skënderbej, vendin e nënstacionit elektrik e ka zë...
Tiranë- Vijon prishja e banesave në Shkozë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Që prej mëngjesit të sotëm forca të shumta policie, mbështetur dhe...
KAVAJË– Prokuroria e Kavajës ka marrë nën hetim në gjendje të lirë, një prej protagonisteve të vrasjes në Kavajë, Marsida Qatjan. 31-vjeçarja është ...
TIRANË- Emisioni investigativ “BOOM” solli denoncimin e Besim Shehut nga lagjja Bathore e Kamzës. Ai ankohet se i biri, Olsi Shehu, rezulton debitor në ndë...