Bota

Tenton të digjet me benzinë para Komisionit Evropian, policia i shpëton jetën

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se policët jashtë Berlaymont e kanë tërhequr burrin nga zjarri për t'i shpëtuar jetën.
Featured image of article: Tenton të digjet me benzinë para Komisionit Evropian, policia i shpëton jetën Forcat zjarrëfikëse i shpëtojnë jetën burrit që donte të vetëdigjej

BRUKSEL-Një burrë u përpoq të vinte zjarrin trupit  të tij para selisë së Komisionit Evropian këtë të mërkurë, por u shpëtua shpejt dhe u tërhoq nga forcat e sigurisë.

Dëshmitarët thanë që autoritetet “e sulmuan” këtë njeri, ku më pas ai tentoi t’i vinte flakën vetes.

Akoma nuk është identifikuar kush është burri që donte të vriste veten, por raportohet se ai është  parë para godiës së fazë, burri raportohet se u shfaq para ndërtesë së Komisionit Evropian me një bombël me benzinë  në duar

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se policët jashtë Berlaymont e kanë tërhequr burrin nga zjarri për t’i shpëtuar jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave të huaja raportohet se ky burrë ishte me origjinë kroate që donte të protestonte kundër serbëve, por autoritetet nuk kanë dhënë informacione më të detajuara rreth tij.

Ndërkohë kujtojmë që  protesta e shkurtër para zyrave të Komisionit Evropian rreth mesditës së sotme përfundoi kur zjarrfikësit u vunë kundër  protestuesve.

Burimi: brusselstimes

A.C/Dosja.al

Shto Koment