Politike

Tenton të bëjë fushatë, por Rudina Hajdari bën gafën e radhës, deputetja tregon se ka probleme me gjuhën shqipe (FOTO)

Rudina Hajdari ka shkruar disa herë gabim fjalën nismë, pasi e shkruan "nisëm". Kjo tregon se deputetja ka probleme me gjuhën shqipe.
Featured image of article: Tenton të bëjë fushatë, por Rudina Hajdari bën gafën e radhës, deputetja tregon se ka probleme me gjuhën shqipe (FOTO) Rudina Hajdari, deputete

TIRANË- Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari bën sërish gafën e radhës. Teksa bën fushatë me postime në Facebook, del sërish në pah se deputetja e ka probleme me gjuhën shqipe.

Në një postimi në fundit, ku tregon për takimet me qytetarët, pas shpalljes së krijimit të një partie bashkë me Nisma Thurje, ajo shkruan fjalën nismë gabim. Jo vetëm njëherë, por disa herë deputetja shkruan fjalën “nisëm” në postimin e saj. Edhe pse kanë kaluar shumë minuta nga postimi ende deputetja nuk ka bërë asnjë korrigjim.

Postimi i Rudina Hajdarit

Hajdari njihet për gafat e saj.  Ajo që bëri më shumë xhiron në rrjet ishte një deklaratat e saj në Kuvend, ku u shpreh: “Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”. 

Por jo vetëm kaq, pak muaj më vonë në Kuvend, ajo i ngatërroi mbiemrin e Taulant Ballës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Zoti Palla, e para njëherë ju nuk keni pse të na jepni leksione se si duhet të jemi ne si opozitë. Sepse s’duhet të marrin shembull nga ju, sepse as ju s’keni qenë opozitë më e mirë se ajo që ka dalë jashtë,”, tha deputetja Hajdari.

Por, këtë herë Hajdari ka treguar se i duhen disa leksione të mira në gjuhën shqipe.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment