Aktualitet

Tentoi të vriste Lulzim Berishën për 80 mijë euro/ Ahmet Ajeti do të qëndrojë 16 vite në qeli

Ahmet Ajeti, i cili tentoi të vriste në vitin 2005 Lulzim Berishën është dënuar nga gjykata me 24 vite burg. Por, ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë vetëm 16 vite në qeli.
Featured image of article: Tentoi të vriste Lulzim Berishën për 80 mijë euro/ Ahmet Ajeti do të qëndrojë 16 vite në qeli Ahmet Ajeti dhe Lulzim Berisha

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar me 24 vite burg, Ahmet Ajetin, për atentatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005. Por, shqiptari nga Kosova përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 16 vite burg.

Në lidhje me atentatit ndaj Lulzim Berishës, Ahmet Ajeti ka deklaruar se kanë qenë disa persona që e kërcënuan atë, për të kryer vrasjen.  Ajeti ka pohuar se porositësit i kanë thënë që nëse nuk do kryente atentatin, do i vrisnin të vëllain. Ai nënvizoi u vetëplagos me qëllimin që të mos kryente vrasjen e Lulzim  Berishës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitin 2005, Osman Karpuzi dhe Ahmet Ajeti u porositën për vrasjen e Berishës nga Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, në këmbim të 80 mijë eurove. Kështu në 30 gusht 2005, ata shkuan drejt lokalit të Berishës, por Ahmet Ajeti u vetëplagos dhe si rrjedhim, vrasja e Lulzim Berishës mbeti në tentativë. Për këtë ngjarje, bashkëpunëtori, Osman Karpuzi është dënuar me 20 vite burg. Më 7 mars ai kërkoi të rihapë çështjen e tij dhe ajo është përgjykim në gjykatën e Durrësit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment