Aktualitet

Tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej! Arben Mema del sot para gjykatës, dëshmia e shokut: Makinën ja lash për një xhiro

Sali Xhepa ka dëshmuar se është larguar nga makina dhe se më pas pa ngjarjen e  rëndë në televizor.
Featured image of article: Tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej! Arben Mema del sot para gjykatës, dëshmia e shokut: Makinën ja lash për një xhiro Arben Mema

TIRANË– Arben Mema, qytetari i cili ditë më parë hyri në sheshin ‘Skëndërbej’ me makinë duke terrorizuar qytetarët ka dalë ditën e sotme përballë gjykatës.

Miku i tij, i cili i kishte dhënë makinën me qera ka bërë të ditur se Mema ka bërë aksident me makinë mirëpo më pas vazhdoi lëvizjen. Sali Xhepa ka dëshmuar se është larguar nga makina dhe se më pas pa ngjarjen e  rëndë në televizor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mora makinën me qira dhe ia lash Arbenit për një xhiro. Gjatë ecjes ai humbi kontrollin dhe bëri aksident. Unë zbrita nga makina pas aksidentit por Arbeni jo dhe vazhdoi të lëvizte me makinë e goditur. Unë ika për në shtëpi pas ngjarjes, ndërsa më vonë në Tv pash ngjarjen që ndodhi tek sheshi ‘Skëndërbej”, “, thuhet në dëshminë e Sali Xhepës.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment