Rajoni

Tentoi të realizojë kamerën e fshehtë me policët, gazetari i njohur kosovar përfundon në pranga

Gazetari i njohur kosovar i emisionit "Kojshia Show" është arrestuar të dielën pasi ka tentuar të realizojë një kamera të fshehtë me policinë e Kosovës.
Featured image of article: Tentoi të realizojë kamerën e fshehtë me policët, gazetari i njohur kosovar përfundon në pranga Momenti i arrestimit të Sadri Imerit

KOSOVË– Në Kosovë ditën e djeshme është arrestuar gazetari i emisionit “Kojshia Show”, Sadri Imeri,  pasi ai ka tentuar të vendosë në lojë në kuadër të një kamere të fshehtë policët e Kosovës.

Gazetari fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar. Organet kompetente pas veprimeve të moderatorit e kishin arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Imeri kishte treguar se ka qenë një kamera e fshehtë dhe se nuk ka tentuar të shkelë ligjin. Sadri Imeri shpesh herë ka provuar këto lloj veprimesh në emisionin e tij, por këtë herë kishte dëshirë të realizonte një kamer të fshehtë me Policinë e Kosovës, e siç duket nuk ja ka dalë dot.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment