Aktualitet

Tentoi të përdhunonte turisten italiane në Himarë, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari nga Lushnja

Një 18-vjeçar nga Lushnja është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka tentuar të përdhunojë një shtetase italiane.
Featured image of article: Tentoi të përdhunonte turisten italiane në Himarë, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari nga Lushnja Foto ilustruse

HIMARË– Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi ka tentuar të përdhunojë një turiste italiane.

18-vjeçari me D.L 18-vjeç nga Lushnja, është kapur nga policia në flagrantë teksa po përpiqej të dhunonte të huajën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftimi i Policisë së Vlorës

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Lushnje, pasi në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase italiane.Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.

(D.K/dosja.al)

Shto Koment