Rajoni

Tentoi të përdhunojë 8-vjeçaren, profesori maqedonas varet në qelinë e burgut

Një mësues në Maqedoninë e Veriut i cili ishte në paraburgim pasi akuzohej se ka tentuar të përdhunojë një 8-vjeçare është varur në qelinë e tij.
Featured image of article: Tentoi të përdhunojë 8-vjeçaren, profesori maqedonas varet në qelinë e burgut Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku një i burgosur ka vrarë veten.

Siç shkruajnë mediat maqedonase mësohet se viktima është profesori S. M., nga fshati Poroj i Tetovës, i cili ndodhej në paraburgim që prej shkurtit të këtij viti për shkak të një akuze për abuzim seksual.

Profesori maqedonas akuzohej për tentativë përdhunimi ndaj një të miture 8-vjeçare, por ai i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në qelinë e burgut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

A.C/Dosja.al

Shto Koment