Aktualitet

Tentoi të kalonte 61 kg drogë në kufi/ Ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

Mësohet se është ekstraduar nga Italia 44-vjeçari me iniciale R.M.
Featured image of article: Tentoi të kalonte 61 kg drogë në kufi/ Ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar Estradim (ilustrim)

TIRANË– 44-vjeçari me iniciale R.M është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia bën me dije se në vitin 2013, 44-vjeçari ka tentuar të kalojë drejt Italisë, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar. Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç. Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment