Aktualitet

Tentoi të kalonte 5 kg herorinë në Qafë-Botë, arrestohet 51-vjeçari, droga e vendosur në 12 pako brenda makinës

Arrestohet 51-vjeçar me iniciale Q.S.
Featured image of article: Tentoi të kalonte 5 kg herorinë në Qafë-Botë, arrestohet 51-vjeçari, droga e vendosur në 12 pako brenda makinës Foto ilustruese.
Përditësuar:

Vlorë- Nga Policia është arrestuar një 51-vjeçar me iniciale Q.S pasi tentoi të kalonte kufirin me 5 kg kokainë. 

Sipas Policisë, në pikën e Qaf Botës është ndaluar mjeti tip “Volkswagen” u konstatuan 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë totale 5 kilogramë.

Njoftimi i Policisë:

Qafë Botë, Sarandë

Policia Kufitare, parandalon dhe godet një tentativë të trafikimit të drogave të forta.

Sekuestrohen 5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike, Policia Kufitare e Qafë-Botës, pas analizës së riskut për një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë e kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar.

Menjëherë u njoftuan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volkswagen” u konstatuan 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë totale 5 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment