Aktualitet

Tentoi të eliminonte mikun e ngushtë pas sherrit, lihet në burg i rrezikshmi me dy emra që forcat RENEA i rrethuan banesën

Mësohet se Jakupi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj mikut të tij, Denis Mesit.
Featured image of article: Tentoi të eliminonte mikun e ngushtë pas sherrit, lihet në burg i rrezikshmi me dy emra që forcat RENEA i rrethuan banesën Foto nga arrestimi i Artur Jakupit

LAÇ– Artur Jakupi është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Laçit, pak ditë pasi u vu në pranga nga forcat RENEA në shtëpinë e tij në fshatin Godull, në Lezhë. Mësohet se Jakupi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj mikut të tij, Denis Mesit.

Në vitin 2019, pas një sherri banal mes Jakupit dhe Mesit, 40-vjeçari i arrestuar tentoi ta vrasë shokun e tij. Nuk dihen ende arsye e ngjarjes, ndërkohë që Jakupi qëndroi i fshehur në baesën e tij në fshatin Godull, deri në momentin që forcat RENEA i rrethuan banesën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jakupi kishte dy emra. Ai njihej edhe si Artur ZH., dhe akuzohet për një sërë veprash penaleAi ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar në Itali. Pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, 40-vjeçari është shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. 

(f.m/dosja.al0

Shto Koment