Aktualitet

Tensionet tek Astiri, IKMT: 33 objektet do të shemben brenda ditës së sotme

IKMT njofton deri më tani janë prishur 24 objekte nga 33 që parashikohen të përfundojnë brenda ditës së sotme.
Featured image of article: Tensionet tek Astiri, IKMT: 33 objektet do të shemben brenda ditës së sotme Fadroma duke prishur objektet në Astir

TIRANË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton deri më tani janë prishur 24 objekte nga 33 që parashikohen të përfundojnë brenda ditës së sotme.

“Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brenda ditës së sotme”, shkruan IKMT.

Banorët e Astirit pritën jashtë banesave të tyre, të mbuluar me batanije, pasi ishin njoftuar se IKMT-ja do ët zbarkonte në Astir në orët e para të mëngjesit, për t’ju prishur banesat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Orët kaluan, banorët e kësaj zone bënë rezistencë aq sa mundën ndaj autoriteteve por që ajo që ra në sy ishte mungesa e opozitës krah tyre, gjë që vetë Partia Demokratike ua kishte premtuar. Kjo mungesë që ra në sy u pasqyrua nga të gjitha mediat, që sot Paloka i quan bastarde.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment