Politike

Tensionet te Teatri/ Reagon Meta: Shumë turp, as sampistët e Ramiz Alisë s’e kanë prekur me dorë Edmond Budinën

  • Pas tensioneve/ Presidenti Meta shkon në Gjykatën Kushtetuese, kërkesa për Teatrin Kombëtar
  • Për tensionet te Teatri Kombëtar ka reaguar Meta. Ai i ka bërë thirrje policisë së shtetit që të lejojnë qytetarët të protestojnë. Sulmin ndaj Edmond Budinës ai e ka quajtur një turp.
    Featured image of article: Tensionet te Teatri/ Reagon Meta: Shumë turp, as sampistët e Ramiz Alisë s’e kanë prekur me dorë Edmond Budinën

    Tiranë- Për rrethimin e Teatrit Kombëtar  nga policia dhe tensionet aty ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

    Meta i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit.

    Për dhunën ndaj Edmond Budinës, presidenti është shprehur se as sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90.

    Reagimi: 

    Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

    I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

    As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!

    TK ka nisur që të zbrazet. Policia rrethoi godinën dhe u përplas me artistët. Edmond Budina u shpreh se është tërhequr zvarrë gjatë natës. Neritan Liçaj u bëri thirrje të gjithë efektivëve “që të mos e vazhdonin këtë turp”. Pas përplasjeve tek Teatri shkuan ish-deputetët e PD dhe Lulzim Basha. Kreu i demokratëve kërcënoi Ramën dhe më pas hyri brenda në godinë. Artistët dhe zyrtarët e PD janë ngujuar në godinë dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit. Reagoi presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se dhuna ndaj qytetarëve është një turp. . (lexo këtu)

    J.V/Dosja.al 

    Një Koment në “Tensionet te Teatri/ Reagon Meta: Shumë turp, as sampistët e Ramiz Alisë s’e kanë prekur me dorë Edmond Budinën

    1. Ti je presidenti me i madh i kohrave ,ndaj beje Budinen Monument Kulture mbrohet nga shteti dhe se rruan me trapin ai

    Shto Koment