E Premte, 25 Shtator, 2020
Full Ads
Bota

Tensionet në Mesdheun Lindor/ Mitsotakis në OKB: I zgjata dorën e miqësisë Erdoganit, por mora përgjigje me provokuese dhe me agresion

Mitsotakis është shprehur se si kryeministër i Greqisë i ka zgjatur dorën e miqësisë e bashkëpunimit Erdoganit dhe Turqisë, madje ai ka bërë të ditur se ai i ka ofruar që vendi i tij të ishte urë lidhëse mes BE e Turqisë.
Featured image of article: Tensionet në Mesdheun Lindor/ Mitsotakis në OKB: I zgjata dorën e miqësisë Erdoganit, por mora përgjigje me provokuese dhe me agresion Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Erdogan

GREQI-Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka mbajtur fjalën e tij në OKB ku ka folur dhe për konfliktin në Mesdheun Lindor me Turqinë.

Mitsotakis është shprehur se si kryeministër i Greqisë i ka zgjatur dorën e miqësisë e bashkëpunimit Erdoganit dhe Turqisë, madje ai ka bërë të ditur se ai i ka ofruar që vendi i tij të ishte urë lidhëse mes BE e Turqisë. Në fjalimin e tij ai ka thënë se ofertave të tij Erdogan iu është përgjigjur me agresion, provokime dhe ka zgjetur tashmë rrugën e papajtueshmërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ahstu Mitsotakis i bëri thirrje Erdoganit që në qoftë se beson tek OKB të veprojë sipas vlerave të tyre. Mitsotakis gjithashtu kërkoi një zgjidhje reciproke të pranueshme Greqi-Turqi për detin, ose në rast mospajtimi atëhere çështja të shkonte në Hagë.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment