Politike

Tensionet në KZAZ, Rama merr masat, nesër ndryshon Kodi Penal, 10 vjet mosdalje nga Shqipëria për krime zgjedhore

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga  kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë., ku tha se nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral.
Featured image of article: Tensionet në KZAZ, Rama merr masat, nesër ndryshon Kodi Penal, 10 vjet mosdalje nga Shqipëria për krime zgjedhore Edi Rama, kryeminister

Komisioni Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit Ervin Bushati për ndryshimet në Kodin e procedurës Penale për krimet zgjedhore.

Deputeti socialist ka kërkuar ashpërsimin e Kodit Penal, duke shtuar se personi që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratike, do t’i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga  kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë., ku tha se nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral.

“Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament dhe se e gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi.  Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve! Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Këta të fundit nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha Kryeministri. Marrë nga Top Channel.com

Shto Koment