Politike

Tensionet në Astir/ Lesi kundër Bashës: Duhet të ishe mes banorëve, ballë për ballë t’i tregosh dhëmbët Ramës, faji i ndërkombëtarëve

Lesi është shprehur se Basha braktisi sot banorët e Astirit. Sipas tij kreu i PD-së Basha duhet t'i tregojë dhëmbët Ramës.
Featured image of article: Tensionet në Astir/ Lesi kundër Bashës: Duhet të ishe mes banorëve, ballë për ballë t’i tregosh dhëmbët Ramës, faji i ndërkombëtarëve

Tiranë- Nikollë Lesi ka reaguar ndaj shembjes së banesave në zonën e Astirit. Ai thekson se kreu i opozitës Lulzim Basha ka braktisur sot banorët pasi duhet të ishte me ta në qëndresën e tyre.

“Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë ti përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë.”, reagon Nikollë Lesi. Ky i fundit ka theksuar më tej se për këtë fajin e ka dhe SHBA me BE-në, të cilat kanë mbështetur së fundmi shumë Ramën edhe me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga shkrimi: 

Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhërin final që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të gjykatës kushtetuese. E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?! Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”. Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë t’i përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë.

Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Tensionet në Astir/ Lesi kundër Bashës: Duhet të ishe mes banorëve, ballë për ballë t’i tregosh dhëmbët Ramës, faji i ndërkombëtarëve

  1. Bravo te qofte Nikoll Lesi….Qeveri kriminele…dhe Luli By**e Q**e….

Shto Koment